Nën organizimin e Institutit për hulumtime shkencore ‘Max Van Der Stoel’ u organizua konferenca shkencore me temë ‘Reka dhe Shqipëtarët e Rekës së Epërme’.  Është konferencë e parë e cila trajton këtë zonë ku kanë jetuar dhe vepruar komuniteti shqipëtarë, konferencë e cila u trajtua nga shumë dimensione duke u nisur nga ai historik, antropiologjik, kulturor, etnografik etj.

 

Pjesëmarrës në këtë konferencë të cilët prezantuan me punimet e tyre përkatëse ishin ekspert të shquar të trevave shqipëtare nga lëmi të ndryshme. Fondacioni DAUTI tregon edhe njëher përkushtimin e vet për të përkrahur arsimin dhe shkencën si pjesë të rëndësishme drejt një shoqërie të ngritur.

Kategoritë Lajme