Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve Fondacioni DAUTI informon të gjithë nxënësit se në konkursin bursa për nxënës të shkollave të mesme kanë fituar bursën nxënësit të renditur  nga numri rendor  1 deri 30. Ndërsa studentët, në konkursin bursa për student kanë fituar bursën studentët të renditur nga numri rendor 1 deri 100.

 

Aplikuesit  të cilët kanë fituar të drejtën e bursës duhet që nga dita e shpalljes të rezultateve deri më 20.12.14 (e shtunë)  duhet të hapin xhirollogari në Sparkasse Bank.

 

Nga data 22.12.14 (e hënë) deri me 27.12.13 (e shtunë) të gjithë fituesit do të informohen rreth ditës dhe kohës së nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Studentët duhet që me veti në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes të kenë këto dokumente:

– Dokument identifikimi

-Kopje të xhirollogarisë nga Sparkasse Bank

-Studentët duhet të jenë prezent në datën të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

 

Studentët të cilët do të fitojnë bursë në ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni DAUTI siç është paralajmëruar në konkurs.

 

Për listën e fituesve në konkursin bursa për nxënës klikoni këtu

 

Për listën e fituesve në konkursin bursa student klikoni këtu

Kategoritë Lajme