Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve Fondacioni DAUTI informon të gjithë nxënësit se në konkursin për nxënës të shkollave të mesme kanë fituar bursën ata nga numri rëndor 1 deri 70.

 

Ata të cilët kanë fituar të drejtën e bursës duhet që nga dita e shpalljes të rezultateve deri më 20.12.13 (e premte)  duhet të hapin xhirollogari në Sparkasse Bank.

 

Nga data 23.12.13 (e hënë) deri me 27.12.13 (e premte) të gjithë fituesit do të informohen rreth ditës dhe kohës të nënshkrimit të marrëveshjes. Nxënësit duhet që me veti në nënshkrimin e marrëveshjes të sjellin këto dokumente:

 

 

1.       Një fotografi
2.      Kopje të xhirollogaris nga Sparkasse Bank
3.      Nxënësit duhet të jenë prezent në datën të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

 

Nxënësit të cilët do të fitojnë bursë në ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni DAUTI siç është paralajmëruar në konkurs. 

 

 

Për listën e fituesve në konkursin për nxënës klikoni këtu

Kategoritë Lajme