Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve Fondacioni DAUTI informon të gjithë studentët se në konkursin për student kanë fituar bursën ata nga numri rëndor 1 deri 65. Ndërsa fitues nga konkursi për student të talentuar kanë fituar ata student nga numri rëndor 1 deri 5.

 

Ata të cilët kanë fituar të drejtën e bursës duhet që nga dita e shpalljes të rezultateve deri më 20.12.13 (e premte)  duhet të hapin xhirollogari në Sparkasse Bank. (kjo nuk vlen për studentët që kanë qenë bursistë vitet e kaluara akademike)

 

Nga data 23.12.13 (e hënë) deri me 27.12.13 (e premte) të gjithë fituesit do të informohen rreth ditës dhe kohës të nënshkrimit të marrëveshjes. Studentët duhet që me veti në nënshkrimin e marrëveshjes të sjellin këto dokumente:

 

1.       Një fotografi
2.       Kopje të xhirollogaris nga Sparkasse Bank
3.       Studentët duhet të jenë prezent në datën të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

 

Studentët të cilët do të fitojnë bursë në ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni DAUTI siç është paralajmëruar në konkurs.

 

Për listën e fituesve në konkursin për student klikoni këtu

 

Për listën e fituesve në konkursin për student të talentuar klikoni këtu

 

Kategoritë Lajme