Fondacioni Dauti realizoi me sukses fushatën “Blej një libër, dhuro një buzëqeshje” në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup.

 

Kjo fushatë u realizua me ndihmën e bursistëve të Fondacionit Dauti dhe bashkëpunëtorëve të fondacionit, autor të disa titujve që ishin prezentë në stendë, në këtë panair Fondacioni Dauti ekspozoi mbi pesëdhjetë tituj nga lëmi të ndryshme, ku nëpërmjet shitjes së veprave që ishin prezentë në stendë, mjetet e mbledhura u dedikohen familjeve me status të rëndë social.

 

Fondacioni Dauti shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti, e që njëherit u bënë pjesë e fushatës “Blej një libër, dhuro një buzëqeshje”.

Kategoritë Eventet Lajme