Fondacioni DAUTI vazhdon edhe më tutje të përkrah aktivitet humanitare me të cilat synohet të ndihmohen familjet me status të rëndë social. Me këtë rast u shpërndanë dhjetë pako ushqimore dhe higjienike për familjet me gjendje më të rëndë sociale në fshatin Tanushevc dhe fshatin Brezë.
Vlen të përmendet se këtë projekt Fondacioni DAUTI e përkrahu si aktivitet i realizuar nga  Kryqi i Kuq- Çair.
Ky projekt është pjesë e programit të cilin e implementon Fondacioni DAUTI ‘Në ndihmë të atyre në nevoj’, dhe ky program do të vazhdojë akoma që të funksionojë si i tillë.

 

>> Kryqi i Kuq <<

Kategoritë Lajme