Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 Mars Fondacioni Albiz organizoi Mbrëmje Poetike në kuadër të programit kulturorë, me qëllim që të mbështes gjinisë letrare të poezisë, e njëherit të motivoj dhe frymëzoi poetët e rinj, duke reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimit të plotë të kapaciteteve kreative të të rinjve.

Mbrëmjes poetike i parapriu konkursi letrarë i cili ishte i hapur për të gjithë poetët e grupmoshave të reja prej 15 deri më 25 vjet nga të gjitha trevat shqipfolëse, me ç’rast kishte një numër të konsiderueshëm aplikimesh.

Mbrëmja kaloi në një atmosferë të këndshme në të cilin të pranishmit dëgjuan recitimet të shkëlqyeshme të dhjetë poezive të përzgjedhura nga juria në përbërje prej prof.dr.Zejnepe Alili Rexhepi, nga shkrimtari i mirënjohur Fejzi Bojku si dhe publicisti dhe shkrimtari Ahmet Selmani.

Juria nga dhjetë poezitë e prezantuara, ndau tre çmimet kryesore dhe atë çmimi i tretë i takoi poetes nga Kumanova Flutura Jashari me poezinë “Sytë e tu”, fituesja e çmimit të dytë ishte Ibadete Gafuri me poezinë “E lodhur nata”, çmimi i parë i takoi poetes nga Korça , Gledisa Qesallari me poezinë “Mbi ngjyra”, ndërsa me votat e publikut çmimi i publikut i takoi Erkan Xhaferit me poezinë “E ruajta”.

Mbrëmja Poetike tani më është aktivitet tradicional që shënohet në kuadër të platformës kulturore të Fondacionit Albiz.

Kategoritë Lajme