Më 28 dhe 29 prill 2018 në Strugë, 17 (shtatëmbëdhjetë) të rinj u trajnuan dhe morën njohurit bazike për udhëheqje me ciklin e projektit.
Në trajnimin dyditorë pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë metodologjinë e identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve.Gjatë përpilimit të projektit mundë të zgjedhin strategjinë për intervenim dhe kornizën logjike, duke e zhvilluar kreativitetin individual dhe punën në grupe.
Udhëheqës i trajnimit ishte z.Fatmir Bityqi ekspert i kësaj fushe, me përvojë disa vjeçare në menaxhimin e projekteve dhe institucioneve.
Qëllimet kryesore të këtij trajnimi ishin aftësimi i të rinjve për menaxhim me projekte, zhvillimi i ideve kreative, aftësimi për punë ekipore.
Trajnimi “Udhëheqje me cikël projekti (PCM)” është trajnim në kuadër të platformës edukative të Fondacionit Albiz për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në rrethin ku vepron.