Stadiumi i ri i ndërtuar nga e para: Një triumf i komunitetit!
Pas 400 ditësh punë të palodhur, ju njoftojmë me krenari hapjen madhështore të stadiumit “Besa Arena” në Çellopek të Komunës së Bërvenicës! Ky projekt i jashtëzakonshëm u mundësua nga mbështetja thelbësore e projektit Investimeve të ndikimit shoqëror në komunitete, financuar nga USAID dhe zbatuar nga Fondacioni Albiz.
Ne ishim të nderuar të kishim znj. Jeri Dible, Përfaqësuese e USAID-it në Maqedoninë e Veriut, në këtë ngjarje. Kjo arritje tregon fuqinë e iniciativave lokale dhe vullnetit të komunitetit. Falë rolit katalitik të USAID-it, iniciativat e këtilla me realizohen me sukses.
Një falënderim nga zemra për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj ëndrre!