K O N K U R S

 

(Për ndarje  të bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2014/2015)

 

Fondacioni “DAUTI“ shpall konkurs:

 

Bursa për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2014/2015

 

APLIKIMI

 

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë nxënësit e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë:

 

 1. Gjimnazet;

2.Medresetë;

3.Shkolla e mesme Ekonomike;

4.Shkolla e mesme Elektroteknike;

5.Shkolla e mesme e Makinerisë;

6.Shkolla e mesme e Mjekësisë;

7.Shkolla e mesme Bujqësore;

8.Shkolla e mesme e Tekstilit;

9.Shkolla e mesme për Ndërtimtari;

 

KUSHTET

 

1.Të jenë nxënës të vitit të II, III dhe IV;

2.Të jenë nxënës të rregullt;

3.Të mos kenë përsëritur gjatë arsimimit;

4.Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;


DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN

 BURSA PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME

 

1.Aplikacioni (merret te fondacioni ose shkarko këtu);

 2.CV (biografi);

 3.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2014/2015;

 4.Kopje të dëftesës për vitin e mëparshëm të arsimit;

 5.Rekomandim (referencë) nga këshilli i arsimtarëve të shkollës;

 6.Diploma dhe mirënjohje të fituara gjatë kurseve, trajnimeve dhe seminareve të ndryshme;

 7.Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk  janë në marrëdhënie pune);

 8.Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (certifikata e lindjes,letërnjoftim, pasaportë);

 

 KRITERET

 

 Përparësi për fitimin e bursës do të kenë:

  1.Nxënësit që kanë sukses të dalluar;

 2.Nxënësit që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë;

 3.Nxënësit që mësojnë në drejtimet deficitare;

 

VLERA E BURSËS

 

Vlera e bursës për nxënësit për vitin shkollor 2014/15 do të jetë 1.500,00 denarë.

Bursat ndahen gjatë tërë vitit shkollor 2014/15 përkatësisht 9 muaj, aq edhe sa zgjatë viti shkollor.


VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

 Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “DAUTI”  në Saraj rr. 20  nr. 97.

  Aplikimet bëhen në afatin vijues :

 

-prej 08 Tetor, 2014 (e merkur) deri më 21 Tetor, 2014 (e mart) nga ora 09:00 deri ora 16:00 (të shtunën deri ora 13:00)

 

Shpallja e rezultateve do të bëhet , pran zyrës së Fondacionit Dauti në web faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/dautifoundation.

 

 SQARIM

 

 1.Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe janë të pavlefshme);

2.Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;

3.Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet prapë, mbetet në arkivin e fondacionit.

4.Çdo person i cili do të konkurrojë duhet që të marrë dëshmi (numër dosjeje) se i ka  dorëzuar  dokumentet;

5.Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i futur në zarf;

6.Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra);

 

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel.  2057 632, ose në email: info@albiz.org.mk.

Kategoritë Lajme