Në prag të Ditës Ndërkombëtare të poezisë, 21 mars, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi në kuadër të manifestimit “Mbrëmje poetike”.

Kushtet për aplikim:

  • Mosha prej 15 deri 29 vjet.
  • Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet.
  • Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.

Juria do ta bëjë përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen gjatë mbrëmjes poetike.

Çdo konkurrues, nëse është një nga të përzgjedhurit e 15-të, duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.

Me këtë rast, do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para, prej të cilëve 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.

Të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 10 mars 2023, përmes formularit në vazhdim: shorturl.at/atz57 

Kategoritë Konkurse