Konkurs letrarë “Mbrëmje poetike”
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të poezisë, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi në kuadër të manifestimit “Mbrëmje Poetike”.
Kushtet për aplikim:
– Mosha prej 15 deri 29 vjet.
– Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet.
– Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.
Komisioni do ta bëjë përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2022 .
Çdo konkurrues, nëse është një nga të përzgjedhurit e 15-të, duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.
Me këtë rast, do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para, prej të cilëve 3 (tre) nga komisioni dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.
Çmimi i parë – 5,000.00 den.
Çmimi i dytë – 4,000.00 den.
Çmimi i tretë – 3,000.00 den.
Çmimi i publikut – 3,000.00 den.
Të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 14 mars 2022, përmes formularit në vazhdim: https://bit.ly/3tUMWQH
