K O N K U R S
Për ndarje të bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2013/2014
Fondacioni “DAUTI“ do të ndaj:
Bursa për nxënës të shkollave të mesme prej vitit të dytë (II) deri në vitin e katërt
(IV) të arsimit të mesëm
KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME
Të drejtën për konkurrim e kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme në R. e Maqedonisë:
1.Gjimnaz
2.Ekonomi
3.Medrese
4.Elektroteknike
5.Maqineri
6.Mjeksi
7.Bujqësore, Tekstile
8.Ndërtimtari
Kandidatët që konkurrojnë duhet ti plotësojnë kushtet vijuese:
1. Të jenë nxënës të rregullt;
2. Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursës nga ndonjë institucion ose ndërmarrje tjetër;
* Nxënësit e vitit të parë nuk kanë të drejtë konkurimi.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESMARJE NË KONKURSIN PËR BURSË PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME
1. Fletëparaqitje (meret te fondacioni), ose kliko këtu
2. CV (biografi)
3. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin 2013/2014;
4. Kopje të dëftesës për vitin e mëparshëm të arsimit;
5. Rekomandim (referencë) nga këshilli i arsimtarëve të shkollës;
6. Diploma dhe mirënjohje të fituara gjatë kurseve, trajnimeve dhe seminareve të ndryshme;
7. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune).
8. Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës.
KRITERIUMET
Përparësi për fitimin e bursave do të kenë:
1.Nxënësit që kanë sukses të dalluar;
2.Nxënësit që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë;
3.Nxënësit që mësojnë në drejtimet deficitare;
4.Nxënësit që vijnë nga familjet me status të rënduar social;
5.Nxënësit që vijnë nga vendbanimet rurale;
VLERA E BURSAVE
Vlera e bursës për nxënësit për vitin shkollor 2013/2014 do të jetë 1.500,00 denar.
Bursat ndahen gjatë tërë vitit shkollor 2013/2014, përkatësisht 9 muaj, ndërsa pagesa do të bëhet çdo muaj.
Kandidatëve të cilëve i’u është ndarë bursa e mbajnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit mbajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.
VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Fletëparaqitjet dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “DAUTI” në Saraj rr. 20 nr. 97.
Fletëparaqitjet dorëzohen në afatin vijues :
-
prej 07.10.2013 (e hënë) deri më 17.10.2013 (e ejte) nga ora 09:00 deri ora 17:00 (të shtunën deri ora 13:00)
Për rezultatet e konkursit kandidatët do të lajmërohen nga zyrja e Fondacionit “DAUTI” në Saraj, nga shtypi ditor dhe nga faqja e internetit www.albiz.org.mk si dhe në rrjetin social FB Fondacioni Dauti.
SQARIM
1.Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe janë të pavlefshme) .
2.Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet që dorëzohen me vonesë, nuk do të rangohen.
3.Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet prapë, mbetet në arkivin e fondacionit.
4.Ç’do person i cili do të konkurroj duhet që të marrë dëshmi (numër dosjeje) se i ka dorëzuar dokumentet.
5.Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i futur në zarf.
6.Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra).