K O N K U R S
Për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2013/2014
Fondacioni “DAUTI“ shpall konkurs për:
Bursa për studentë për vitin akademik 2013/2014.
APLIKIMI
Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në R.e Maqedonisë apo në ndonjë prej fakulteteve në vijim:
II/1. Për studentët nga:
* Fakulteti Arkitekturës.
* Fakulteti i Shkencave Bioteknike.
* Fakulteti i Ndërtimtarisë.
* Fakulteti Elektroteknikës.
* Fakulteti Makinerisë .
* Fakulteti Matematiko Natyror .
* Fakulteti Xeheror – Gjeologjik.
* Fakulteti Teknik në Manastir.
* Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik.
* Fakulteti Ekonomik, Juridik, Shkencave Humane (Pedagogji – Psikologji, Filozofi-Sociologji, Histori-Gjeografi dhe Instituti i gjuhëve), Fakulteti Politeknikë dhe F. SH. M. N. ( Matematik-Informatikë, Biologji, dhe Fizik-Kimi) në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti i Shkencave të mjeksisë ( Farmaci, Infermieri, Stomatologji, Mjeksi e përgjithshme)
* Fakulteti i shkencave Islame – Shkup.
* Fakulteti i shkencave Bujqësore dhe ushqimit .
KUSHTET
a) Të jenë studentë të vitit të II, III, IV apo V;
b) Të jenë studentë të rregullt;
c) Të mos kenë përsëritur gjatë studimit;
d) Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarje tjetër;
DOKUMENTET E NEVOJSHME
1. Fletëparaqitja (merret te fondacioni ), ose kliko këtu
2. CV (biografi)
3. Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri fundit)
4. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin shkollor 2013/2014.
5. Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare
6. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune)
7. Kopje të letërnjoftimit ose të pasaportës.
KRITERIUMET
Përparësi për fitimin e bursave do të kenë:
1. Studentët që kanë notë mesatare 8.50 apo më lartë
2. Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë;
3. Studentët që vijnë nga familjet me status të rënduar social;
4. Studentët që vijnë nga vendbanimet rurale.
*Bursistët e vitit të kaluar të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të fondacionit do të kenë pikë shtesë
VLERA E BURSËS
Vlera e bursës për studentë për vitin akademik 2013/2014 do të jetë:
* 3 500 denarë
Bursistëve do tu ndahet bursë 9 muaj në vit (aq sa zgjatë viti akademik/shkollor) ndërsa pagesa do të bëhet ç’do muaj.
Kandidatëve të cilëve iu është ndarë bursa e mbajnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit përmbajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.
VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Fletëparaqitjet dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e FONDACIONIT DAUTI në Saraj rr. 20 nr. 97.
Fletëparaqitjet dorëzohen në afatin vijues :
* prej 21.10.2013 (e hënë) deri më 31.10.2013 (e enjte) nga ora 09:00 deri ora 17:00, (të shtunën deri ora 14:00).
Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe indeksin.
Për rezultatet nga konkursi studentët do të lajmërohen në zyrën e Fondacionit Dauti në Saraj dhe në faqen e internetit www.albiz.org.mk
SQARIM
1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati ( përndryshe janë të pavlefshme) .
2. Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të rrangohen.
3. Të ardhurat mujore të padeklaruara në aplikacion, mund të jenë shkak për elminim nga konkurimi.
4. Deklarata e nevojshme duhet të plotësohet nga vetë kandidati.
5. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbeten në arkivin e Fondacionit.
6. Ç’do person i cili do të konkurroj duhet që të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar dokumentet.
7. Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të futur në zarf.
8. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes ( jo me emra).