Duke pasur si objektiv identifikimin dhe shpërblimin e studentëve të shquar, inovatorëve të cilët janë në fillet e hulumtimeve shkencore, të cilët me projektet e tyre trajtojnë një problem të rëndësishëm shoqëror, mjedisor ose teknologjik duke pasur një impakt pozitiv në shoqëri.

 

Fondacioni “DAUTI“ shpall

 

K O N K U R S

Për ndarjen e 3 (tre) ‘Çmimeve për inovacion për vitin akademik 2014/2015’

 

Fondacioni Dauti në këtë konkurs do të vlerëson inovatorët, zhvilluesit apo grupet e punës që kanë zhvilluar një program, aplikacion, modernizim apo çfarëdo lloj teknologjie ose inovacioni në fushën në vijim :

 

-Teknologji e Informacionit;

-Inxhinieri Kompjuterike;

-Inxhinieri Elektroteknike;

-Telekomunikacioni dhe Teknologjia grafike;

-Inxhinieri Makinerie;

-Inxhinieri Ndërtimore;

-Metalurgjia;

-Mjekësia;

-Veterinaria;

-Inxhinieri kimike;

-Bioteknologjia;

-Agrikultura;

-Inxhinieri përpunimit të ushqimit;

-Teknologjia e mjedisit;

-Fushat tjerat të cilat nuk janë të cekura në këtë konkurs;

 

Sqarim!

Termi inovacion është i pranueshëm për të gjitha aplikacionet të cilat kanë një zgjidhje e cila përmban risi në treg, zgjidhje kjo e cila vjen në ndihmë të një komuniteti të caktuar njerëzish.

 

Drejtë aplikimi kanë:

 

 -Të gjithë studentët në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike (Master, PHD) në universitetet që gravitojnë në Republikën e Maqedonisë;

-Studentë në mënyrë individuale ose grupore;

-Aktiviteti/Inovacioni për të cilin aplikohet duhet të ketë realizim të suksesshëm gjatë vitit akademik 2012/13 dhe 2013/14 (gjatë 2 viteve të fundit);

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

Secili kandidat në varësi të fushës së inovacionit për të cilën konkurron, duhet të përgatisë disa dokumente prezantuese të nevojshme për aplikim.

 

Dokumentet e nevojshme janë :

 

-Aplikacioni (merret te fondacioni & shkarko online)

-Dokument prezantues ku përshkruhet produkti/shërbimi dhe funksionaliteti

-Dokument me specifikime teknike duke përfshirë të gjithë elementët teknikë të përdorur për realizimin e projektit

-Rekomandim nga profesionistë të fushës për të cilën aplikohet

-Detaje tjera të cilat mendoni se janë të nevojshme për aplikimin tuaj

 

 

KRITERET

 

Kriteret e nevojshme për fitimin e çmimit në konkurrim:

-Origjinaliteti duhet të jetë kriteri më i rëndësishëm për çdo aplikues

-Vërtetësia e të dhënave është kriter i rëndësishëm dhe në përgjegjësi të plotë të aplikuesëve.

-Në rast se do të identifikohen dhe provohen pavërtetësi nga të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit, atëherë aplikuesi/sja do të përjashtohet nga fazat e mëtejme të vlerësimit.

-Nëse kërkohet, Fondacioni Dauti mban të drejtën e verifikimit të aplikacioneve dhe materialeve të dorëzuara bashkë me aplikimet.

 

VLERA E ÇMIMIT

 

Fondacioni Dauti për këtë konkurs do të  ndajë tre çmime, me vlerë prej 60.000,00 denarë  për secilin fitues.

 

 Elementet e mëposhtme do të ndihmojnë në vlerësimin e produktit/zgjidhjes së aplikuar:

 

-Funksionimi i mirë i produktit

 -Lehtësia/thjeshtësia në të kuptuar dhe në të përdorur

-Uniformiteti/konsistenca

-Hierarkia vizuale e elementeve

-Vlefshmëria dhe prakticiteti

-Vlerësimi i mënyrës se si është menduar mbështetja (suporti) ndaj përdoruesit

-Mundësia dhe fleksibiliteti i aktualizimit të versioneve dhe funksioneve ndërlidhëse me aplikacione të palëve të treta.


 

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

Aplikacioni me dokumentacionin e kërkuar dorëzohen, nga data 20.11.2014 deri më, 31.12.2014 deri në ora 16:00, në zyrën e Fondacionit Dauti Rr 20, nr 97 Saraj , 1.000 Shkup

 

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete  letërnjoftimin dhe indeksin.

 

Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së fondacionit, në web faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në  facebook.com/dautifoundation.

 

SQARIM

 

 

1.Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati ( përndryshe janë të pavlefshme) .

2.Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen.

3.Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbetet në arkivin e Fondacionit.

4.Ç’do person i cili do të konkurrojë duhet që të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar

5.Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të futur në zarf.

6.Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes

 

 

Për informata më  të hollësishme mund të kontaktoni në  tel.  2057 632, ose në postën elektronike info@albiz.org.mk

Kategoritë Lajme