Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ  shpall

K O N K U R S

Për ndarjen e 175 bursave për studentë për vitin akademik 2024/2025 

I. MËNYRA E APLIKIMIT

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

  • Fakulteti Arkitekturës;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti i Makinerisë ;
  • Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
  • Fakulteti Pedagogjik;
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore;
  • Fakulteti Stomatologjik;
  • Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
  • Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;
  • Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
  • Fakulteti i Edukatës Fizike, Sport dhe Shëndet:
  • Fakulteti Farmaceutik;
  • Fakulteti Filozofik;
  • Fakulteti Filologjik;
  • Fakulteti i Pylltarisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave të zbatuara;
  • Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore;
  • Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit;
  • Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike;
  • Fakulteti i Shkencave Islame;
  • Fakulteti i Kulturës Fizike
  • Dhe fakultete tjera që nuk janë përfshirë në listë(në Universitet e lartpërmendura).

II. KRITERIUMET PËR APLIKIM

  1. Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë studimit;
  4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURSIN E BURSAVE

  1. Formulari për aplikim (merret te Fondacioni ose shkarkohet on-line);
  2. Vërtetim për regjistrimin e semestrit për vitin akademik 2024/2025;
  3. Vërtetim i notave, transkriptë ose kopje të indeksit (ku mund të shihen të gjitha notat);
  4. Dokumente për statusin social familjar:

– Vërtetim nga punëdhënësi për prindërit/kujdestarët e punësuar;

– Vërtetim nga Enti për punësim për prindërit/kujdestarët e papunësuar;

– Fletëpagesë pensioni për anëtarët e pensionuar – Fondi pensional;

– Çeku i ndihmës sociale – Banka deponente;

– Për studentë pa prindër/njërin prind – Certifikatë vdekjeje (Drejtoria për udhëheqje me librat amë nga Komuna përkatëse);

  1. Vërtetim nga Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP) për të dy prindërit/kujdestarët;
  2. Kopje të letërnjoftimit;
  3. Kopje të certifikatës së lindjes;

IV. VLERA E BURSËS DHE MËNYRA E REALIZIMIT

Vlera e bursës për vitin akademik 2024/2025 do të jetë 5.000,00 denarë.

Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2024/2025, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik.

V. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit ALBIZ në adresën: rr. 20, nr. 97, Saraj – Shkup.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

prej 14.10.2024 (e hënë) deri më 15.11.2024 (e premte)

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose ID-në.

Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së Fondacionit Albiz, në ueb faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.

VI. SQARIM

  1. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të dorëzohet personalisht nga vetë kandidati (përndryshe nuk do të pranohen);
  2. Çdo person i cili do të konkurrojë do të marrë dëshmi (numër të dosjes). Studentët me numrin e dosjes do të identifikohen në të gjitha fazat e përcaktuara për tu përzgjedhur si bursist. Numri i aplikimit duhet patjetër të ruhet, deri në përmbylljen e konkursit;
  3. Aplikimet e pakompletuara, gjegjësisht dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;
  4. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapa, mbeten në arkivin e Fondacionit;
  5. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra).

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk, nga ora 08:00-16:00.

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin – Bursa për  studentë 2024/25<<

>>KLIKO KETU – Shkarko formularin – Bursa për  studentë 2024/25<<

Kategoritë Konkurse Lajme