K O N K U R S

 

Për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2013/2014

 

Fondacioni “DAUTI“ shpall konkurs për:

 

Bursa për studentë për vitin akademik 2013/2014.

 

APLIKIMI

 

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

 

II/1. Për studentët nga:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës

 

* Fakulteti Arkitekturës.

* Fakulteti i Ndërtimtarisë.

* Fakulteti Elektroteknikës.

* Fakulteti Informatikës

* Fakulteti Farmaceutik

 

 

II/2. Për studentët nga:

 

Universiteti Shën Kirili dhe Metodij

 

* Fakulteti Arkitektonik

* Fakulteti i Ndërtimtarisë.

* Fakulteti Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike

* Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike

* Fakulteti Farmaceutik

 

KUSHTET

 

a) Të jenë studentë të vitit të II, III, IV apo V;

b) Të jenë studentë të rregullt;

c) Të mos kenë përsëritur gjatë studimit;

d) Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarje tjetër;

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME

 

1. Fletëparaqitja (merret te fondacioni ), ose kliko këtu

2. CV (biografi)

3. Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri fundit)

4. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin shkollor 2013/2014.

5. Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare

6. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune)

7. Kopje të letërnjoftimit ose të pasaportës.

 

KRITERIUMET

 

Përparësi për fitimin e bursave do të kenë:

 

1. Studentët që kanë notë mesatare 9.00 apo më lartë

2. Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë;

3. Studentët që vijnë nga familjet me status të rënduar social;

4. Studentët që vijnë nga vendbanimet rurale.

 

*Bursistët e vitit të kaluar të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të fondacionit do të kenë pikë shtesë

 

VLERA E BURSËS

 

Vlera e bursës për studentë për vitin akademik 2013/2014 do të jetë:

 

* 5 500 denarë

 

Bursistëve do tu ndahet bursë 9 muaj në vit (aq sa zgjatë viti akademik) ndërsa pagesa do të bëhet ç’do muaj.

 

Kandidatëve të cilëve iu është ndarë bursa e mbajnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit përmbajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.

 

VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

Fletëparaqitjet dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e FONDACIONIT DAUTI në Saraj rr. 20 nr. 97.

 

Fletëparaqitjet dorëzohen në afatin vijues :

 

* prej 04.11.2013 (e hënë) deri më 15.11.2013 (e premte) nga ora 09:00 deri ora 17:00, (të shtunën deri ora 14:00).

 

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe indeksin.

 

Për rezultatet nga konkursi studentët do të lajmërohen në zyrën e Fondacionit Dauti në Saraj dhe në faqen e internetit www.albiz.org.mk

 

SQARIM

 

1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati ( përndryshe janë të pavlefshme) .

2. Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të rrangohen.

3. Të ardhurat mujore të padeklaruara në aplikacion, mund të jenë shkak për elminim nga konkurimi.

4. Deklarata e nevojshme duhet të plotësohet nga vetë kandidati.

5. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbeten në arkivin e Fondacionit.

6. Ç’do person i cili do të konkurroj duhet që të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar dokumentet.

7. Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të futur në zarf.

8. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes ( jo me emra).

 

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në tel. 2057 632, ose në email: info@albiz.org.mk

Kategoritë Lajme