Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz organizon kurse falas për rrobaqepësi për të gjitha gratë dhe vajzat..

Kurset u dedikohen grave nga mosha 20 deri 45 vjet nga komuna të ndryshme të Qytetit te Shkupit. Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim.

Kursi është i paraparë për të gjitha gratë, mirëpo me qëllim inkurajues përparësi do të kenë:

– Nënat e vetme

– Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me nevoja të posaçme

– Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare

Për regjistrim në kursin e rrobaqepësisë mund të aplikoni online https://forms.gle/ZSSDZ7SZfD5dJY1EA  ose duke kontaktuar zyrën e Fondacionit Albiz : 02 2057 632, info@albiz.org.mk

Kategoritë Lajme