Fondacioni ALBIZ organizon kurs profesional për rrobaqepësi, i dedikuar grave të moshës 20 deri 45 vjeç. Ky kurs ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, duke ofruar njohuri të avancuara dhe aftësi praktike për vetëpunësim.
Përmbajtja e kursit:
- 65 orë praktikë në teknikat e rrobaqepësisë
- 35 orë teori mbi konceptet bazë dhe avancuara të fushës
Në përfundim të kursit, të gjitha pjesëmarrëset do të pajisen me certifikatë zyrtare të pjesëmarrjes, që mund të përdoret si dëshmi për aftësitë e fituara dhe për mundësi punësimi.
Pse të zgjidhni këtë kurs?
- Trajnim profesional dhe i strukturuar
- Mbështetje për zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike
- Mundësi për vetëpunësim dhe ngritje të vetëbesimit profesional
- Kursi është falas për të gjitha pjesëmarrëset
Të gjithë të interesuarat për pjesëmarrje në këtë kurs mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku formular për aplikim ose fizikisht në zyret e Fondacionit Albiz, në Saraj.
Afati për aplikim është nga data 20 qershor deri më 4 korrik, ora 16:00.