Shkollat fillore të Komunës së Sarajit nëpërmjet sportit arritën të promovojnë jetë të shëndetshme, shoqërim dhe interaktivitet në mes nxënësve. Tetë shkolla fillore garuan në mes vete me ekipet e tyre të futbolli shtatë javë radhazi në hapësirat e sallës sportive të Shkollës fillore “Dituria” – Saraj.

Finalja e madhe u mbajt më 10 Maj 2017 ku si fitues u shpallën:

1. Vendi i tretë i takoi Sh.F “Emin Duraku” – Bukoviq
2. Vendi i II i takoi Sh.F “Dituria”- Saraj
3. Vendi i I i takoi Sh.F “Ibe Palikuqi” Bojanë

Portieri më i mirë për vitin 2017 ishte nga radhët e ekipit të Sh.F “Ibe Palikuqi” nga f.Bojanë – Omer Selimi. Ndërsa golashënues më të mirë për këtë vit u zgjodhën dy edhe atë: Anid Jashari – “Emin Duraku” dhe Almir Jakupi “Dituria”

Platforma kulturore-sportive ka për qëllim avancimin e sportit dhe Fondacioni Albiz në mënyrën më të mirë të mundshme tregon rezultate në këtë aspekt dhe me sukses realizon qëllimin e kësaj platforme.

Kategoritë Lajme