Sot në hapësirat e Fondacionit Albiz u realizua takim mes një delegacioni të Myftinisë së Shkupit e udhëhequr nga myftiun m-r. Qenan ef. Ismaili dhe përfaqësuesve të Fondacionit Albiz në krye me kryetarin e Këshillit të donatorëve z. Ibraim Seferi.
Gjatë bisedës së ngrohtë miqësore m-r Qenan ef. Ismaili foli rreth organizimit të jetës fetare nga ana e Myftinisë së Shkupit, realizimin e projekteve të ndryshme arsimore dhe kulturore, si dhe ristrukturimin e kësaj myftinie.
Kryetari Ibraim Seferi i njoftoi mysafirët rreth punës së Fondacionit, aktivitete e ndryshme të cilat realizohen si dhe për mbështetjen që e ka dhënë Fondacioni në të kaluarën për shoqatat e ndryshme fetare dhe gatishmërinë që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në fund myftiu Ismaili i dorëzoi Fondacionit mirënjohje për mbështetjen e dhënë Myftinisë së Shkupit në realizimin e projekteve të ndryshme.