Më 9 dhe 10 maj, si dhe më 13 dhe 14 maj, u mbajtën trajnimet për bizneset e reja (Start-up Businesses), me fokus në zhvillimin e ideve të biznesit dhe nxitjen e frymës sipërmarrëse.

Gjatë katër ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me bazat e sipërmarrjes, të zhvillojnë dhe vlerësojnë idetë e tyre të biznesit, si dhe të mësojnë për format e ndryshme të ushtrimit të aktivitetit afarist.

Përmes diskutimeve interaktive, ushtrimeve praktike dhe punës në grupe, ata fituan njohuri mbi analizën SWOT, hulumtimin e tregut dhe sfidat e hapjes së një biznesi.

Trajnimet krijuan gjithashtu hapësirë për shkëmbimin e përvojave, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve.

Sepse çdo biznes i suksesshëm fillon me një ide, por zhvillohet përmes njohurive, guximit dhe përkushtimit!