Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ dje, më 21.06.2018 në Parkun e Sarajit, filloi me implementimin e aktiviteteve të projektit “Kultura është Cool”. Aktiviteti i parë në kuadër të këtij projekti ishte punëtoria artistike, ku nxënësit e patën mundësinë të krijojnë vepra në pikturë, skulpturë dhe poezi.

Me projektin u përfshinë 73 nxënës të shkollave fillore të Komunës së Sarajit. Nxënësit pjesëmarrës ishin ndarë në tre grupe, 31 në pikturë, 14 në skulpturë dhe 28 në poezi. Pjesëmarrësit në punëtori patën kohë të mjaftueshme që ta përdorin imagjinatën e tyre në krijimin e veprave. Arsimtarët e lëndëve përkatëse i votuan veprat më të mira. Pas kësaj u shpallën edhe fituesit, nga 3 vende të para në çdo kategori. Nxënësit u shpërblyen me pajisje shkollore.

Përmes aktiviteteve të projektit Fondacioni ALBIZ synon ta promovojë kulturën dhe vlerat kulturore, si dhe promovimin e sipërfaqeve publike në interes të Qytetit të Shkupit. Banorëve të Komunës së Sarajit do t’u ofrohet program i laramanishëm kulturor gjatë gjithë verës.

Projekti “Kultura është Cool”, implementohet nga Fondacioni Albiz ndërsa mbështet nga Qyteti i Shkupit në kuadër të programit “Nga qendra në periferi: Kultura si mjet për zhvillim të shoqërisë”.

Kategoritë Lajme