Takimet e parapara në mes dy sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin dhe ngritjen e shoqërisë, sektori i biznesit dhe OJQ-të, në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit” përfunduan me takimin e fundit në qytetin e Strugës.

Edhe në Strugë të dy palët para përfaqësuesve të Fondacionit Albiz dhe OEMVP –së shprehën praktikat e tyre të deritanishme, ngecjet në bashkëpunim, mundësit se si të tejkalohen ato, si ky bashkëpunim të formalizohet dhe të bëhet në mënyrë  institucionale etj.  Edhe në Strugë  u vërejt mungesa e informimit, bizneset nuk janë të informuar për veprimtarin e OJQ-ve ndërsa  OJQ-të nuk janë mjaft  të  strukturuara dhe nuk ofrojnë projekte të mirëfillta me interes publik, në të mirë të shoqërisë.

Prezantimi i ligjit për donacion dhe sponzorim nga ana e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Albiz  z.Ilir Idrizi ishte shumë e mirëpritur sepse procedurat e shumta administrative dhe rruga ligjore për to ishte më e panjohur dhe një sfidë që ndoshta paraqet edhe pengesë për një bashkëpunim të mirëfilltë mes këtyre dy sektorëve.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit, të cilat në fund do të rezultojnë me aftësi më të madhe të OJQ-ve për të gjeneruar të ardhura nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera të ndryshme.

Në këto takime, morën pjesë 150 përfaqësues nga sektori I biznesit dhe OJQ-të nga 7 qytetet të përfshira me këtë projekt i cili sipas gjithë pjesëmarrësve në këto takime paraqet një mundësit të mirë që kjo situatë dukshëm të përmirësohet, duke rezultuar me bashkëpunim mes tyre dhe duke kontribuar pozitivisht në zhvillimin shoqëror.

Hulumtuesja e cila ishte e angazhuar që të ndjek këto takime dhe të vlerësoj gjendjen e bashkëpunimin të ndërsjellët të deritanishëm, nga informacionet e marra dhe praktikat e shprehura nga pjesëmarrësit do të përgatitë   një raport të hulumtimit  ku do të ofroj  rekomandime për strukturimin e bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve dhe bizneseve. Ajo do të sigurojë tregues (indikator)  të qartë për të lehtësuar mbështetjen dhe identifikuar fushat në të cilat bashkëpunimi mund të ketë rritje.

image-0-02-01-5d7dc4d6a85d72fb4a0e9363bd141f2c4764eaf46c5423b29c40ca0bddc7dd4e-V image-0-02-01-a228a3953fc7ab7da75fbbfcad4f571810959d984b20f1bf60e77cad3dbeb9f5-V

Kategoritë Lajme