Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ, në hapësirat e Fondacionit në Saraj, në kuadër të Platformës edukative në mënyrë solemne e përmbylli projektin “Kursi për rrobaqepësi”.
Kursi organizohet për të katërtën herë me radhë, duke kombinuar pjesën teorike dhe praktike me program dhe metodologji përkatëse për rrobaqepësi, në periudhë prej dy muajve, udhëhequr nga instruktore profesionale. Vajzat dhe gratë pjesëmarrëse i prezantuan veshjet e ndryshme që i kishin punuar gjatë kursit.
Gjatë solemnitetit të gjitha pjesëmarrësve iu ndanë certifikata dhe diploma si rezultat i suksesit te treguar gjatë kursit. Gjithashtu për herë të parë këtë vit, nga donatorët e Fondacionit Albiz u dhuruan 11 maqina për qepje që pjesëmarrëset të motivohen për të vazhduar edhe më tutje me njohuritë e fituara gjatë kursit.
Fondacioni Albiz do të vazhdoj të angazhohet për të krijuar hapësirë dhe mundësi për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Kategoritë Lajme