Ballafaqimi me tregun e punës është një hap i pa shmangshëm për të gjithë të rinjtë pas pajisjes me diplomë universitare andaj tejet i rëndësishëm është aftësimi për mënyrat dhe mekanizmat e nevojshëm gjatë këtij procesi.

Përgatitja e Cv-së, letrës motivuese dhe paraqitjes në intervistë për punësim ishin temë e trajnimit dy ditorë të organizuar nga Fondacioni Albiz i cili u realizua më 20 dhe 21 maj 2016, me temë “Trajnimi për përmirësimin e shkathtësive për punësim dhe prezantim” ku trajnues ishte z.Visar Ademi drejtor i Qendrës Karriera Ime .

Nëpërmjet prezantimeve, lojërave, punës në grupe u arrit që të shtjellohen të gjitha temat e lartë përmendura ndërsa pjesëmarrësit me kyçjen e tyre interaktive arritën që të zhvillojnë aftësitë e tyre për punësim dhe prezantim.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz z.Ilir Idrizi para të pranishmëve tha që ky trajnim dy ditorë shpresojmë që sado pak të ketë ndikuar në aftësimin tuaj në sferën e krijimit dhe prezantimit të Cv-së suaj, dhe njëherit që ky trajnim të ju shërbej gjatë procesit të punësimit tuaj. Ndërsa për të pranishmit certifikata për pjesëmarrje ndau kryetari i Këshillit drejtues të Fondacionit Albiz z.Besim Dauti

Trajnimi për përmirësimin e shkathtësive për punësim dhe prezantim është pjesë e programit të trajnimeve që organizon Fondacioni Albiz për student dhe nxënës në kuadër të edukimit jo formal për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të tyre.

1 (16) 1 (21) 1 (6) 1 (11)

Kategoritë Lajme