Fondacioni Albiz pasuroi portfolion e tij edhe me 3 libra të botuar nga Konkursi për veprimtari botuese 2017. Promovimi i veprave të botuara u mbajt me 25 Maj në hapësirat e Librarisë së Çarshisë.
Këshilli drejtues pranë Fondacionit Albiz me rekomandime të Komisionit për vlerësimin e botimeve për vitin 2017 vendosi që të botohen këto vepra:
- “Monografia e shkollës Përparimi” – Prof. Rakip Mazllami
- “Psikologjia gjyqësore me psikopatologji ” – Prof.Dr.Krste Malanovski
- “Mos u ndal” – Sejdina Azizi
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz z.Ilir Idrizi u dëshiroi mirëseardhje dashamirësve të librit të cilët ishin prezent, ndërsa z.Baki Bakiu si anëtar i Komisionit për vlerësimin e botimeve mbajti një fjalim të shkurtët mbi mbarëvajtjen e konkursit dhe përzgjedhjes së veprave të botuara
Në këtë manifestim u promovuan katër vepra nga autorë të ndryshëm të përzgjedhur nga konkurse i botimeve të Fondacioni Albiz, para audiencës së gjerë të përbërë nga dashamirës të librit , autor, publicist, përfaqësues institucionesh etj.
Informacione më të detajuara rreth përmbajtjes së veprave, tematikave që shtjellohen, mesazhet të cilat i përcjellin, treguan recensentët e veprave nëpërmjet prezantimeve të tyre.
Autorët e veprave u shprehën shumë mirënjohës ndaj Fondacionit Albiz si dhe përcollën falënderimet e tyre deri tek të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.