Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz filloi me realizimin e projektit “Për planifikim më të suksesshëm të karrierës”, i cili është i mbështetur financiarisht nga Qyteti i Shkupit.

Më 09 tetor në ambientet e shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, në Shkup, u mbajt punëtori me 30 mësimdhënës të tre shkollave të mesme të përfshira në këtë projekt: SHMQSH “Zef Lush Marku”, shkolla e mesme e ekonomisë “Arsenij Jovkov” dhe SHMQSH “Marija Kiri Sklodovska”. Gjatë punëtorisë mësimdhënësit patën mundësi të fitojnë njohuri dhe teknika për orientim në karrierë të nxënësve gjatë procesit mësimor.

Orientimi profesional i nxënësve ka rëndësi të madhe për sistemin e përgjithshëm shoqëror. Nga orientimi i drejt profesional do të varet nëse njeriu i vërtetë do të gjendet në vendin e vërtetë të punës, ku obligimet e punës do t’i kryejë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi. Orientimi i drejt profesional do t’i mundësojë personalitetit të krijojë karrierë të suksesshme profesionale.

Në kuadër të projektit janë paraparë edhe tre punëtori me nxënës të shkollave të zgjedhura, një vizitë në kampus universitar, si dhe eveniment përfundimtar me të gjithë pjesëmarrësit në projekt.


 

Kategoritë Lajme