Me datë 10 qershor në Teatrin e Fëmijëve në Shkup u organizua garra me shfaqje teatrale MILI, të përgaditura nga nxënësit e shkollave fillore pjesëmarëse në projektin Fletushka Edukative MILI. Me dramat e tyre u prezantuan katër shkollat fillore nga Shkupi.

 

Nga ana e jurisë u vendos që vendi i tretë t’i takoj SH.F. Dituria – Saraj, vendin e dytë e ndanë SH.F. Liria – Shkup dhe SH.F. Emin Duraku – Bukoviq ndërsa vendin e parë e fitoi SH.F. Drita – Rashçe.

 

Fëmijët gjithashtu u argëtuan edhe me paraqitjen e këngëtares Kanita Suma dhe me një koreografi vallesh të përgaditura nga ana e nxënësve.

 

Shpërndarja e fletushkës edukative Mili dhe shfaqjet u organizuan si bashkëpunimi i Fondacioni Dauti, shoqatës Merhamet dhe SH.K. Vizioni M.

Kategoritë Lajme