Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz sot, më 4 prill, nisi me realizimin e projektit “Liga shkollore në futboll të vogël”. Liga shkollore do të realizohet në sallën sportive të SHF “Dituria”, Saraj. Ky projekt bën pjesë në platformën kulturore-sportive të Fondacionit Albiz i cili ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit. Në Ligën shkollore marrin pjesë tetë shkolla fillore në Komunën e Sarajit, gjegjësisht nxënësit e klasave të gjashtë deri në klasën e nëntë.

Ndeshjet do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë. Liga shkollore në futboll  të vogël përfundon më 25 prill 2018, ku në këtë ditë do të organizohet edhe finalja, si dhe do të përcaktohet fituesi i këtij viti.

Kategoritë Lajme