Me 15 prill 2014, në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup me fillim në ora 18:00, Fondacioni DAUTI në vazhdën e aktiviteteve të saja mbajti sesionin e parë të projektit ‘Storje Suksesi’ për vitin 2014, ku i ftuar ishte Prof.Dr Abdurauf Pruthi.

 

Në këtë event prezent ishin themeluesi i Fondacionit Dauti z.Xhemail Dauti, anëtarë të Këshillit drejtues, bursistë të Fondacionit Dauti, student dhe nxënës.

 

Hapjen e bëri drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z.Sokol Zeqiri i cili tha disa fjalë për qëllimin e këtij projekti, ku potencoj veçmas ndikimin frymëzues dhe inkurajues që ky projekt ka tek studentët pasi që bëhet mbartja direkte e përvojave dhe kthesave kyçe që janë vendimëmarëse për suksesin e personazheve që janë mysafir të këtij projekti e që medoemos kanë artije të theksuara në karierë.

 

Në fjalimin e Tij Prof.Dr Abdurauf Pruthi bëri një ndarje të karierës së tij në –siç potencoj: “Tri segmente”-, segmenti i parë ai shkencorë ku e arritura më e madhe ishte doktorati në shkencat teknike, segmenti i dytë ai i sferës civile ku e aritura kulmore ishte menaxhimi aktiviteteve humanitare si drejtor i Shoqatës Humanitare EL-HILAL gjatë fluksit të refugjatëve nga Bosnja dhe Kosova dhe segmenti i tretë angazhimi politik si deputet në Parlamentin e R.Maqedonisë. Ajo që la pershtypje ishin këshillat dhe mesazhet që Prof.Dr Pruthi u drejtoj studentëve.

 

Pas një pauze të shkutër ku Fondacioni DAUTI kishte organizuar një koktej modest, vazhdoj pjesa e tretë e programit ku studentët u kyçen në mënyre interaktive me pyetjet e tyre drejtuar mysafirit ku Prof.Dr Abdurauf Pruthi shpalosi moton që ka shoqëruar atë gjatë gjith jetës së tij e ajo është thënja Kuranore se :  “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11).

 

Përmbylljen e programit e bëri drejtori ekzekutiv z.Sokol Zeqiri i cili falenderoj të pranishmit për pjesëmarje, një falenderim special edhe për Universitetin e Evropes Juglindore për mbështetjen e realizimit si dhe për mysafirin Prof.Dr Abdurauf Pruthi.

 

Fondacioni DAUTI vazhdon të jetë promotorë i vlerave arsimore dhe kulturore të shoqërisë së këtij nënqielli, këto takime do vazhdojn të realizohen duke  prezantuar edhe  personalitete  tjera.

Kategoritë Lajme