Në kuadër të projektit “Storje Suksesi” mysafir i radhës ishte Prof.Dr Hazir Pollozhani dekan i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit pranë Universitetit Shtetërorë të Tetovës.

 

Ligjërata u realizua më 23 Maj, 2015 në hapësirat e Komunës Saraj, ku para një auditori të përbërë prej studentësh, nxënësish, afaristë donatorë si dhe bashkëpunëtorë të Fondacionit Dauti, ligjëratën e hapi drejtori ekzekutiv i fondacionit z.Ilir Idrizi, ku mes tjerash potencoj aktivitetet e realizuara nga Fondacioni Dauti për këtë periudhë si projektet e planifikuara për realizim, ndërsa sa i përket “Storje Suksesi” elaboroi qëllimin e këtij projekti duke nënvizuar se secili nga ligjëruesit në këtë projekt ka lënë mbresa të posaçme tek studentët.

 

Të pranishmit i përshëndeti edhe themeluesi i Fondacionit Dauti z.Xhemail Dauti i cili lartësoi punën dhe karrierën e z.Hazir Pollozhani.

 

Në storjen e tij z.Hazir Pollozhani tregoj sfidat me të cilat është ballafaquar në krijimin e katedrës të cilën ai drejton si dhe angazhimin e tij në realizimin e shumë projekteve ndërkombëtare për zvogëlimin e varfërisë në regjion ndërsa duke krahasuar kohën kur ishte student me kohën e tashme tha që ka një dallim pasi që sot mundësit dhe mbështetja për studentët është më e madhe.

 

Realizimin e këtij projekti burimor Fondacioni Dauti do ta vazhdoj duke nxjerr nga secili mysafir mesazhe dhe elemente motivuese për studentët dhe nxënësit në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Kategoritë Eventet Lajme