Fondacioni Albiz për vitin akademik 2015/16 filloi realizimin e projektit “Storje Suksesi” duke organizuar edicionin e parë të ciklit të ligjëratave ku mysafir ishte profesori i mirënjohur Akademik.Prof.Dr.Izet Zeqiri.

Fillimisht mori fjalën drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz z. Ilir Idrizi i cili shfrytëzoj rastin të përshëndes gjeneratën e re të bursistëve dhe njëkohësisht i njoftoi ata për projektet dhe aktivitetet në vijim që do të realizon në kuadër të platformës edukativo-arsimore.

Ishte nder për Fondacionin Albiz që të bën hapjen e projektit me një personalitet të fuqishëm siç është Akademik .Prof.Dr.Izet Zeqiri i cili i dha një bujë të madhe eventit e këtë e dëshmoi interesimi i madh i publikut që ishin prezent në sall.

Përvoja e shumtë si personale ashtu edhe profesionale e profesorit të nderuar e bëri ligjëratën shumë tërheqëse dhe njëkohësisht motivuese për të pranishmit.

Mesazhet që i përcolli profesori duke treguar storien e tij të suksesit ishin të shumta duke theksuar se në jetë duhet të jesh pro-aktiv, këmbëngulës, duhet ta zbulosh vetveten duke nxjerr në pah talentet që posedon, të bëhesh personalitet hulumtues dhe i pavarur, të duash profesionin por mbi të gjitha duhet të jesh personalitet që kultivon vlera dhe kualitete personale. Prioritet janë ata të cilat e hapin rrugën drejt së ardhmes duke përcaktuar qëllime afatshkurta , afatmesme dhe afatgjate. “Bota është e njerëzve të veprimit. Në qoftë se ti nuk je i tillë, nevoja më urgjente, për ty, është që të bëhesh doemos i tillë. Nëse je, duhet të preokupohesh që të bëhesh më tepër “

Fondacioni Albiz do të vazhdoj të implementoj projektin “Storje Suksesi” si projekt burimor duke sjellë personalitete të cilat kanë dëshmuar veten në karrierën e tyre e që janë model i suksesit për të rinjtë.

Kategoritë Lajme