Më 16.03.2013 në hapësirat e komunës Saraj, Fondacioni Dauti filloi me realizimin e sezonit të dytë të projektit ‘Storje suksesi’, ku si ligjerues i parë këtë vit ishte prof.Rizvan Sulejmani.
Prezent në këtë takim ishin bursistët e Fondacionit Dauti, nxënës dhe studentë, themeluesi i fondacionit z.Xhemail Dauti, donatorë si dhe mysafir të tjerë.
Hapjen e këtij takimi e bëri drejtori i Fondacionit Dauti z.Sokol Zeqiri i cili i përshëndeti të  gjithë të pranishmit dhe ju drejtua këtij auditoriumi me disa fjalë hyrëse për qëllimin e realizimit të këtij projekti. Ai theksoi se ky projekt parasheh takime mes bursistëve dhe personaliteteve të cilët kanë arritur sukses në profesionin e tyre dhe se qëllimi i këtij projekti është që nxënësit dhe studentët të njihen nga afër me jetën, ekperiencën dhe të arriturat e këtyre personaliteteve të cilët kanë arritur sukses në shoqërin tonë. Ai më tej shtoi  se padyshimi mbartja e këtyre përvojave jetësore, profesionale dhe rrugëtimi  drejt suksesit do jetë një motivim dhe inspirim shtesë për të gjeneratat e reja.
Ligjeruesi, prof.Rizvan Sulejmani u ndal në tre periudha të jetës së tij: periudhën e rinis apo shkollimit, periudhën e përvojave të para të karrierës profesionale si dhe në periudhën momentale.
Ai gjatë ligjeratës së tij fokus të veçant vëndoi në elementët kyçe të cilat kishin bërë që ai të arrijë këtë sukses. Përkushtimi, disiplina, morali i lart dhe interesimi për të mësuar kishin qenë çelsi drejt portës së suksesit dhe të arriturave të tij. Prof.Sulejmani theksoi se profesionin të cilin ai kishte ushtruar dhe i cili padyshim është ku ai gjen veten është në mesim e studentëve.
Pas një pauze të shkurtër, në të cilën Fondacioni Dauti kishte organizuar një koktel modest, pasoi pjesa e tretë e programit ku të pranishëmit kishin mundësin që ti parashtrojnë pyetje ligjeruesit.
Në përmbyllje të takimit,  drejtori z.Sokol Zeqiri falenderoi të pranishmit si dhe njëkohësisht i paralajmroi se takimi i ardhshëm me personalitetin dhe ligjeruesin e rradhës do jetë në muajin e ardhshëm.
Kategoritë Lajme