Në praninë e studentëve dhe nxënësve bursistë të Fondacionit DAUTI dhe në prezencën e themeluesit të Fondacionit z. Xhemail Dauti dhe anëtarëve të Këshillit drejtues, më 04 Prill e shtunë, në amfiteatrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup u realizua edicioni i parë i projektit “Storje Suksesi” për këtë vit ku mysafirë ishte rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Prof. Dr. Zamir Dika.

 

Takimin e hapi drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z. Ilir Idrizi i cili tha disa fjalë rreth projektit “Storje Suksesi” dhe njoftoi të pranishmit me aktivitete e planifikuara për në të ardhmen, të pranishmit i përshëndeti edhe themeluesi i Fondacionit Dauti z. Xhemail Dauti.

 

Storjen e tij mbresëlënëse Prof. Dr. Zamir Dika e prezantojë me shumë përkushtim duke theksuar momentet kyçe të jetës së tij, duke filluar që nga shkollimi fillor e deri në arritjet akademike. Prof. Dr. Zamir Dika gjatë prezantimit të storjes së tij të cilën ai e quajti “Storje e zakontë për kohë të pazakonta”, mbarti disa mesazhe të rëndësishme për të rinjtë duke i motivuar ata, ku potencoi se përkushtimi dhe ambiciet janë gjeneratorë kryesor i suksesit. Ndër mesazhet kryesore që Prof. Dr. Zamir Dika dha ishte organizimi i kohës ku si tha ai “më mirë një orar të keq, se sa pa orar”.

 

Fondacioni DAUTI vazhdon të jetë promotorë i vlerave arsimore dhe kulturore, duke realizuar projekte të ndryshme këto takime do vazhdojnë të realizohen duke prezantuar edhe personalitete tjera.

Kategoritë Eventet Lajme