Më 25-26 prill 2017 në Ohër, u organizua punëtoria e dytë e Platformës joformale të OJQ për bashkëpunim me sektorin e biznesit, ku u shqyrtua teksti i propozim Strategjisë së OJQ-ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme, anëtare të Platformës joformale. Gjatë takimit pjesëmarrësit morën pjesë aktive në shqyrtimin e tekstit të propozim Strategjisë.

Në Strategjinë është dhënë pasqyrë e situatës momentale të organizatave qytetare në Maqedoni, si dhe bashkëpunimi i deritanishëm i organizatave qytetare me sektorin e biznesit.

Teksti i Strategjisë përmban qëllimet strategjike dhe aktivitetet të cilat janë propozuar për çdo qëllim strategjik. Qëllimet e Strategjisë janë: Besimi i rritur i opinionit dhe bizneseve në sektorin civil; Kapacitete të zhvilluara të sektorit civil për bashkëpunim me biznesin; Mbështetja e rritur për sektorin civil nga ana e biznesit dhe Korniza juridike nxitëse për donacionet nga sektori i biznesit. Po ashtu është dhënë edhe plani për implementim dhe monitorim.

Punëtoria është pjesë e projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ përmes bashkëpunimit me sektorin afarist”, të cilin e implementojnë Fondacioni Albiz dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Kategoritë Lajme