Fondacioni ALBIZ dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore sot u takuan me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Kërçova. Nëpërmjet këtij takim u mundësua që dy sektorët shumë të rëndësishëm të komunitetit, sektori i biznesit dhe sektori joqeveritar, të takohen në një vend dhe ti diskutojnë mundësit dhe metodat e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Qëllimi kryesor i takimit është që OJQ-të të shohin sektorin e biznesit si një burim financimi për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre financiare, ndërsa  sektorit të biznesit të i jepet mundësia përgjegjësin e tyre korporatave shoqërore ta realizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme duke përkrahur OJQ-të dhe aktivitetet e tyre të cilat përfaqësojnë sektorin civil dhe kujdesen për zhvillimin e shoqërisë.

OJQ-të lokale nga ky rajon krahas ndihmës financiare që marrin nga komuna, ndihmën nga ana e bizneseve e shohin në një nivel të pamjaftueshëm, dhe shprehën nevojën për edukimin e sektorit të biznesit mbi ligjin për donacion dhe sponzorim në mënyrë që të bëhet një ngritje e kapaciteteve të tyre. E gjitha kjo, do të ishte një pikënisje e mirë për iniciativa të përbashkëta, gjë të cilën të dy palët e konsiderojnë si mungesë.

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore . Projekti është i financuar  nga Bashkimi Evropian.

Kercov image-0-02-01-16c1c86173e6b6c7a8a7cc379a3f38676f2ce51efce95d865f52d35f9ff53116-V image-0-02-01-3b52d40d124d89abc2a40d836e19bb8f0c4ed2f976d4f759744ed4213e8cca30-V

Kategoritë Lajme