Fondacioni ALBIZ dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore  sot realizuan  takim me sektorin e biznesit dhe OJQ lokale nga Tetova,

Qëllimi kryesor i takimit ishte që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit, të cilat në fund do të rezultojnë me aftësi më të madhe të OJQ-ve për të gjeneruar të ardhura nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera të ndryshme.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz z.Ilir Idrizi prezantoi lehtësimet ligjore në kuadër të Ligjit aktual për donacion dhe sponzorim nga  të cilat mund të përfitojnë bizneset në raste të donimit apo sponzorimit të aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme. U bisedua edhe rreth mënyrave të financimit të organizatave joqeveritare dhe mekanizmat me të cilat fondacioni gjeneron mjete financiare nga sektori i biznesit për  realizimin e aktiviteteve programore.

OJQ nga Tetova deri më tani nuk kanë pasur bashkëpunimin me sektorin privat në nivel të dëshiruar, sepse nuk ju është qasur atyre sa duhet. Këtu duhet përmendur bashkëpunimin dhe gatishmërinë që ofroi gjatë takimit sektori privat nga ky rajon për mbështetjen e aktiviteteve të OJQ-ve.

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet nga  Fondacionin Albiz  në partneritet me OEMVP. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

Takime me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale brenda muajit Korrik do të zhvillohen edhe në qytetet tjera të Maqedonisë.

 

image-0-02-01-f4493662f8cef22575d0abdc2257ae036da2699fef92244b97ef223b91ca0118-V image-0-02-01-f656a3478c37091ef19de7aca2f416a3cf656bce2f8fe3ee35192e04358203e1-V image-0-02-01-a4fcdb4e552711a09bbb94965c8650aa2c1ad9619c78bbbfeacd2dafc50a6d01-V image-0-02-01-40bf97d855553714985c971408ee2deb32c6315fc60055a0a72b1ecc076a4c89-V

Kategoritë Lajme