Fondacioni ALBIZ dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore këtë herë  takuan  sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Dibra.

Në qytetin e  Dibrës  ekziston potencial i lart zhvillimi në të dy sektorët dhe një takim i këtillë u mundësoi në mënyrë formale të ulen dhe të diskutojnë për bashkëpunim reciprok mes tyre në interes të shoqërisë dh zhvillimit të vendit.

Në mbarëvajtjen e jetës shoqërore komuniteti i biznesit luan një rol shumë të rëndësishëm sepse ata ndajnë mjete për shoqërinë si pjesë të përgjegjësisë shoqërore korporative  por të njëjtat bëhen në mënyrë joinstitucionale andaj në këtë takim drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz z.Ilir Idrizi prezantoi  mënyrat institucionale si dhe lehtësimet tatimore që ata i përfitojnë në rast se mënyra e donacioneve bëhet përmes kanaleve institucionale.

Nga informatat e prezantuara dhe debati  I cili u zhvillua më pas u vërejt qartë se në Dibër ekziston një zbrazëti e madhe  informacionesh. Fillimisht sektori I biznesit nuk është mjaftë i informuar për veprimtarin dhe projektet e OJQ-ve, ndërsa edhe më pak kishin njohuri mbi kornizat ligjore – Ligjin për donacion dhe sponorim dhe përfitimet prej tyre, që nënkupton se komunikimi I tyre nuk është në nivel të duhur ndërsa qasja e OJQ-ve deri tek sektori I biznesit nuk është adekuate .

Për palët prezente ishte një risi mënyra e funksionimit të Fondacionit Albiz dhe u shprehën mjaft kureshtar për veprimtarin e tij dhe mundësit e shumta që ua ofron bizneseve për të shprehur përgjegjësin korporative shoqërore në mënyrë institucionale dhe falënderuan  bartësit e këtij projekti Fondacionin Albiz dhe OEMVP-në për këtë projekt I cili do të ju mundësojë  të ngrenë  vetëdijen për   ti shfrytëzuar  beneficionet shtetërore me rastin e donacioneve të ndryshme.

Bizneset u shprehen se nuk janë mjaft të strukturuar prandaj kërkuan nga OJQ-të që  të komunikojnë me to në mënyrë më të drejtpërdrejt,  të prezantojnë projekte mirë të definuara  dhe të kenë transparencë financiare .

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, I financuar na Bashkimi Evropian dhe  implementohet nga Fondacioni Albiz në partneritet me OEMVP-në.

1333333-1 image-0-02-01-803d415f2da08e333daa0e9666c0df6851f244b5a735b53e9f74b9a314cafa38-V-2 1212

Kategoritë Lajme