Takimi I radhës në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit” ishte në qytetin e Kumanovës, ku u takuan sektori i biznesit dhe OJQ-të lokale.
Edhe para këtyre dy sektorëve në Kumanovë u prezantua Ligji për donacion dhe sponzorim nga ana e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Albiz z.Ilir Idrizi. Mbi të gjitha u cek se Donacion nuk paraqesin vetëm mjetet financiare por edhe mjetet material, ashtu që OJQ-të munden projekte konkrete të lidhin me fushëveprimin e ndonjë kompanie ashtu që realizimi I projektit të mundësohet nëpërmjet shfrytëzimit të materialeve apo produkteve të saj.
OJQ-të shprehen se duhet hulumtojnë më shumë sepse nuk njihen mirë fillimisht mes vete e pastaj me sektorin e biznesit , sektor ky i cili duhet ti kushtohet më shumë vëmendje sepse në vazhdimësi po shndërrohet në potencialin më të madh për financim. Ata u dakorduan që për të arritur bashkëpunim të mirëfilltë mes këtyre dy sektorëve, duhet të kenë më shumë informata rreth fushëveprimit të kompanive, misionit dhe prioriteteve të tyre, kështu do të ishte më e lehtë që për projekte përkatëse të dinë se tek cila kompani të drejtohen të kërkojnë bashkëpunim .
Nga i gjithë takimi doli si rezultat se sektori i biznesit duhet të trajnohet sepse ata kanë mungesë informatash rreth ligjit dhe beneficionet nga ai dhe se procedurat e shumta administrative paraqesin një sfidë dhe pengesë për të donuar, ndërsa OJQ-të duhet të mbledhin më shumë informata rreth kompanive lokale, në këtë mënyrë do ta kenë më të lehtë qasjen deri tek to.

