Fondacioni Dauti në zhvillimin e programit ekonomiko-social realizon projektin “Ndërmarrësia Sociale tek të rinjtë”, projekt i bashkë financuar nga Ministria e Ekonomisë.

 

Në kuadër të këtij projekti u realizua trajnim dy ditorë për konceptin e Ndërmarrësisë Sociale, ku ligjërues ishin profesorët universitar prof.dr. Gadaf Rexhepi dhe prof.dr.Veland Ramadani që u realizua në Bibliotekën Universitare të Qytetit-Shkup më 20 dhe 21 Dhjetor, 2014.

 

Pjesëmarrësit patën mundësinë që në mënyrë të përafërt të mësojnë rreth ndërmarrësisë sociale, mënyrës së zhvillimit të këtij koncepti, funksionimit të brendshëm të ndërmarrjeve me karakter social, alokimi i resurseve njerëzore dhe financiare si dhe formave ekzistuese nëpërmjet studimeve të rastit, pjesëmarrësit në këtë trajnim u kyçën në mënyrë interaktive me pyetjet e tyre si dhe me punën në grupe si pjesë përbërëse e trajnimit.

 

Për pjesëmarrësit në këtë trajnim Fondacioni Dauti përgatiti certifikata të cilat i ndau themeluesi i fondacionit z.Xhemail Dauti.

 

Fondacioni Dauti do të vazhdojë me aktivitete të tjera në kuadër të projektit “Ndërmarrësia Sociale tek të rinjtë” .

Kategoritë Eventet Lajme