Më 15-16 Nëntor 2016, Mavrova mirëpriti OJQ-të nga Struga dhe Gostivari për trajnimin e radhës me temën : ,,Mobilizimi i mjeteve nga sektori i biznesit, avokimi dhe lobimi i mjeteve si dhe komunikimi efektiv”.  10 përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare nëpërmjet ligjëratave, punës ekipore, shembujve konkret dhe prezantimeve   fituan njohuri të reja  mbi këto tema.

Komunikimi është një mjet shumë i fuqishme i cili duhet të praktikohet në mënyrën e duhur për të përcjell mesazhin e duhur. Andaj edhe qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve të organizuara në kuadër të projektit ‘’Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit” është që të zhvillohet komunikimi efektiv dhe format e ndryshme të tij tek OJQ-të, në mënyrë që të kenë  qasje të duhur tek sektori i biznesit por edhe tek grupet e tyre qëllimore.

Shkrimi i një letre/kërkese profesionale, fushata për avokimin e mjeteve,  krijimi i strategjisë, ishin disa nga temat të cilat u punuan në ekip me ide konkrete në bazë të fushëveprimit të OJQ-ve prezent.

Pritjet e OJQ-ve nga ky  trajnim dy ditorë ishin të mëdha dhe sfiduese për trajnuesin, por në fund rezultatet ishin te kënaqura për të dy palët sepse trajnimi u përmbyll me shpresë që në të ardhmen e afërt OJQ-të do të praktikojnë këshillat e ekspertit brenda shoqatës së tyre dhe do të ndërmarrin hapa konkret veprimi.

Trajnimi i njëjtë do të mbahet edhe në Tetovë në periudhën 30 Nëntor 2016 – 01 Dhjetor 2016 me përfaqësues të OJQ-ve nga qyteti i Shkupit.

15128504_10207874404642951_1204751836_n 15135607_10207874404802955_170191462_n

Kategoritë Lajme