Fondacioni DAUTI duke synuar ngritjen e kapaciteteve njerëzore në rrethin ku vepron organizon trjanimin “Project Cycle Managment” me anë të të cilit pjesmarrësit në këtë trajnim do të aftësohen për përpilimin dhe udhëheqjen e projekteve.
Në këtë projekt pjesmarrës janë 12 kandidatë, një pjesë e të cilëve janë bursistë të Fondacionit Dauti. Trajnimi udhëhiqet nga trajnuesi i profesionalizuar, z. Fatmir Bytyqi.
Ky projekt përkrahet edhe nga Komuna Saraj, në hapësirat e së cilës zhvillohet ky trajnim.
Projekti zgjatë një muaj, ku parashihen të mbahen nëntë sesione.
Qëllimi Kryesor i këtij trajnimi është që pjesmarrësit të aftësohen për të menaxhuar me një cikël projekti, që nga faya e identifikimit deri te faza përfundimtare – implementimi i tij.
Kategoritë Lajme