Më 31 Maj 2016 u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të donatorëve pranë Fondacionit Albiz.

Në bazë të statutit të Fondacionit Albiz, Këshilli i donatorëve paraqet organin më të lartë në strukturat organizative që përfaqëson kompanitë themeluese dhe donatorët e Fondacionit Albiz.

Në mbledhjen e parë konstituive u verifikuan mandatet e anëtarëve të këshillit të donatorëve dhe për kryesues u zgjodh z.Nexhat Shaini pronarë i kompanisë Baukop ndërsa për nënkryetarë z.Ibrahim Seferi pronar i kompanisë Frukt Import. Në këtë mbledhje gjithashtu u votuan edhe anëtarët e ri të Këshillit drejtues si dhe u sollën vendime tjera për mbarëvajtjen e punës së Fondacioni Albiz.

Me konsolidimin e strukturave organizative Fondacioni Albiz reflekton si institucion i themeluar nga kompanitë private për realizimin e përgjegjësisë shoqërore – korporative , duke krijuar programe dhe projekte “për të mirën e shoqërisë” që është edhe motoja kryesore e Fondacionit Albiz.

 

2516  2530 2491 2488 2507   2498 2523 2528

Kategoritë Lajme