Më 27.04.13 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperendimore, Fondacioni DAUTI realizoi trajnimin për ‘Përmirësimin e Shkathtësive për Punësim dhe Prezentim’ ku qëllimi kryesor ishte që bursistët të njihen me trendet kryesore të tregut të punës, kërkesën e kompanive, aftësimin dhe krijimin e portfolit të karrierës.
Trajnimi ishte një ditor dhe morrën pjesë 23 studentë kryesisht apsolvent nga drejtime të ndryshme universitare dhe u zhvillua në mënyrë interaktive, me punë në grupe i cili rezultoi që pjesëmarrësit të pajisen me njohuri dhe aftësi për të krijuar një CV profesionale, Letër motivuese sipas kërkesave të kompanive private dhe institucioneve publike si dhe të njihen me etapat e procesit të intervistimit dhe gjuhës së trupit. Trajnues në këtë trajnim ishte ‘Visar Ademi’ drejtor i qendrës së karrierës ‘Karriera Ime’, një ligjerues me një përvojë shumëvjeçare
Të gjithë pjesëmarrësit pas procesit të përpilimit të CV dhe Letrës së Motivimit do të kenë çertifikat për pjesëmarrje në këtë trajnim. Këto lloj trajnimesh janë pjesë e disa cikleve të trajnimeve të cilat Fondacioni DAUTI i ka organizuar dhe do vazhdoj ti organizoj me të vetmin qëllim që gjeneratat e reja, kryesisht studentët të aftësohen për tregun e punës, të zhvillojnë aftësit e tyre, duke u formësuar si individ për një shoqëri më të ngritur dhe më profesionale duke i’u përshtatur trendeve dhe kërkesave bashkëkohore.
Përmbylljen e këtij trajnimi e bëri drejtori i Fondacionit DAUTI ‘Sokol Zeqiri’ i cili vlerësoi lart pjesëmarrjen e studentëve në këtë trajnim me shpresë që pritjet e tyre të jenë arritur dhe se ky trajnim të ketë qenë efiçent dhe produktiv për ato. Ai theksoi se organizime të këtilla do jenë pjesë e programit të fondacionit dhe si institucion do të vazhdojë duke realizuar trajnime të tilla pët të kontribuar në zhvillimin dhe ngritjen e të rinjëve si pjesë më vitale e shoqëri.