U realizua me sukses “Liga shkollore në futboll të vogël 2016” projekt që realizohet nga Fondacioni Albiz në kuadër të platformës kulturore – sportive që ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit.

Garues  në Ligën shkollore në futboll të vogël  ishin ekipet e tetë shkollave fillore nga Komuna Saraj, ndeshjet u zhvilluan në shtatë xhiro për katër javë radhazi.

Në bazë të rezultateve të shënuara në kuadër të ligës si golashënues më i mirë u zgjodh Rufat Çilafi nxënës i shkollës fillore “Drita” nga f.Rashçe ndërsa portier më i mirë u zgjodh Omer Selimi nxënës i shkollës fillore “Ibe Palikuqa” nga f.Bojanë

Sipas radhitjes në tabelë  vendi i tretë  takoj shkollës fillore “Ibe Palikuqa” nga f. Bojanë, në vendin e dytë u pozicionua ekipi i shkollës fillore “Faik Konica” nga f.Radushë ndërsa kampion i Ligës shkollre në futboll të vogël 2016 u shpall ekipi i shkollës fillore “Drita” nga f.Rashçe.

Liga shkollore në futboll të vogël si projekt tradicional dhe shumë i mirëpritur nga nxënësit e shkollave fillore do të vazhdoj të realizohet edhe më tej duke e  avancuar dhe begatuar jetën kulturore dhe sportive të këtyre të rinjve.

 

1 1 (1) 1 (2) 1 (3) 1 (4) 1 (5) 1 (6)

Kategoritë Lajme