Fondacioni DAUTI në bashkëpunim me shoqatën kulturore Vizioni-M dhe organizatën kulturore humanitare Merhamet filluan me fazën e parë të projektit edukativ për fëmijë Mili.  Këtë projekt shoqata kulturore Vizioni-M e ka realizuar 8 vite radhazi nëpër pesë shkolla fillore të komunës Çair, ndërsa këtë vit përveç shkollave që i përkasin kësaj komune, Fondacioni Dauti e pa të arsyeshme të jetë bashkëpunëtor i këtij projekti të mirëfillt edukativ, ku shpërndarja e fletushkës u realizua edhe në shtatë shkollat  të komunës Saraj.

 

Qëllimi i fletushkës është që fëmijët përveç literaturës shkollore që posedojnë të furnizohen edhe me literarturë plotësuese edukative, përfitim të njohurive të reja nga më të ndryshmet sikurs të drejtat e fëmijëve, mirësjellja në shkollë, kujdesi ndaj kafshëve, ushqimi i shëndosh etj.

 

Projekti në fjalë u prit mirë si nga nxënësit poashtu edhe nga stafi mësimdhënës.

Kategoritë Lajme