Fondacioni DAUTI gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit është fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve të saj për realizimin e platformës së projekteve të karakterit social dhe humanitar. Duke pasur synim zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike të disa familjeve në vendin tonë, marrë parasysh se gjendemi në muajin e solidaritetit dhe humanitetit Fondacioni DAUTI me përkrahje të pa rezervë të donatorëve realizoj projektin “Pako ushqimore-Ramazani 2014”.
Pakot ushqimore të përbëra me artikuj ushqimorë që plotësojnë nevojat elementare të një familje u përgatitën me ndihmën e disa bursistëve të Fondacionit Dauti dhe u shpërndanë në mënyrë të organizuar tek 100 familjet me status të rënd social që Fondacioni Dauti i ka evidentuar si familje në nevojë.
Ky projekt është pjesë e programit “Në ndihmë të atyre në nevojë” që Fondacioni Dauti e realizon gjatë tërë vitit duke promovuar përgjegjësi shoqërore korporative dhe filantropin si shtylla të misionit që si institucion tenton të realizon.