Qyteti i Shkupi vikendin e kaluar si pasoj e motit të keq dhe vërshimeve përjetoi një katastrofë natyrore e cila la pas viktima dhe dëme të shumta materiale. Situata pas vërshimeve është kaotike dhe qytetarët e vendeve të prekura janë në gjendje të mjeruar. Fondacioni ALBIZ  duke marrë parasysh këtë gjendje mori masa të menjëhershme  në ndihmë të qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kryetari i Këshillit të Donatorëve pranë Fondacionit Albiz thirri mbledhje urgjente në të cilën ishin të pranishëm të gjitha kompanitë donatore pranë Fondacionit Albiz dhe njëherit u vendos se në çfarë mënyre do të u ndihmohet banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi.

U caktua një Komision për vlerësimin e dëmeve i cili këto ditë është në vendngjarje dhe bën vlerësimin e dëmeve. Njëkohësisht ditën e dytë pas vërshimeve Fondacioni Albiz dërgoi dy kontingjente me mjete për punë (llopata, çizme të gomës etj) , mjete sanitare dhe produkte ushqimore.

Fondacioni Albiz është në kontakt të vazhdueshëm me popullatën lokale dhe shtabet emergjente lokale për të dhënë ndihmën e nevojshme, duke marrë parasysh gatishmërinë e plotë të donatorëve për të ofruar ndihmën e tyre të pakursyer në çdo aspekt ku ka mundësi për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga vërshimet në rrethinën e Shkupit duke paraparë këtu ndihmë më afatgjate për të sanuar shtëpitë e tyre.

20160809_160845 20160809_144145 20160809_101531 20160809_131934

Kategoritë Lajme