Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ shpall
K O N K U R S
Për ndarjen e 175 bursave për studentë për vitin akademik 2021/2022
I. MËNYRA E APLIKIMIT
Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, në ndonjë prej fakulteteve në vijim:
- Fakulteti Arkitekturës;
- Fakulteti i Ndërtimtarisë;
- Fakulteti Ekonomik;
- Fakulteti i Makinerisë ;
- Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
- Fakulteti Pedagogjik;
- Fakulteti Juridik;
- Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore;
- Fakulteti Stomatologjik;
- Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
- Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
- Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;
- Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;
- Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
- Fakulteti i Edukatës Fizike, Sport dhe Shëndet:
- Fakulteti Farmaceutik;
- Fakulteti Filozofik;
- Fakulteti Filologjik;
- Fakulteti i Pylltarisë;
- Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
- Fakulteti i Shkencave të zbatuara;
- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore;
- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit;
- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike;
- Fakulteti i Shkencave Islame;
- Fakulteti i Kulturës Fizike;
- Dhe fakultete tjera që nuk janë përfshirë në listë(në Universitet e lartpërmendura);
II. KRITERIUMET PËR APLIKIM
- Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI;
- Të jenë studentë të rregullt;
- Të mos kenë përsëritur vit gjatë studimit;
- Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;
- Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
III. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURSIN E BURSAVE
- Formulari për aplikim (on-line);
- CV (biografi);
- Kopje e indeksit (dy faqet e para – ku gjendet fotografia dhe faqja ku është regjistruar semestri i fundit);
- Vërtetim për regjistrimin e semestrit për vitin akademik 2021/2022;
- Vërtetim i notave (ku mund të shihen të gjitha lëndët);
- Dokumente për statutin social familjarë:
- Vërtetim nga punëdhënësi për prindërit/kujdestarët e punësuar;
- Vërtetim nga Enti për punësim për prindërit/kujdestarët e papunësuar;
- Fletëpagesë pensioni për anëtarët e pensionuar – Fondi pensional;
- Çeku i ndihmës sociale – Banka deponente;
- Për studentë pa prindër/njërin prind – Certifikatë vdekjeje (Drejtoria për udhëheqje me librat amë nga Komuna përkatëse);
- Vërtetim nga Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP) për të dy prindërit/kujdestarët;
- Kopje e certifikatës së lindjes;
- Kopje e ndonjë dokumenti identifikues (letërnjoftim, pasaportë).
VI. PËRPARËSI PËR TË FITUAR BURSË
- Studentët që kanë notë mesatare 8.00 apo më lartë;
- Studentët që studiojnë në drejtimet deficitare;
- Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I-rë, II-të ose të III-të në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në drejtimin që studiojnë.
V. VLERA E BURSËS DHE MËNYRA E REALIZIMIT
Vlera e bursës për vitin akademik 2021/2022 do të jetë 4.200 denarë.
Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2021/2022, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik.
VI. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Aplikimi për konkursin për bursa bëhet online në linkun që vijon:
https://forms.gle/FpiUxdocjrkmvNMF9
Aplikimet bëhen në afatin vijues, prej 14.10.2021 (e enjte) deri më 26.11.2021 (e premte)
Kandidatët të cilët do të jenë në listën fituese pas shpalljes së rezultateve, duhet t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e parapara në konkurs në formë origjinale në zyrën e Fondacionit ALBIZ në adresën: rr. 20, nr. 97, Saraj – Shkup.
Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së Fondacionit Albiz, në ueb faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.
VII. SQARIM
- Aplikimi bëhet vetëm online;
- Kompletoni dokumentet e nevojshme për aplikim para se të filloni procesin e aplikimit (dokumentet mund të jenë në pdf. ose jpg. format);
- Çdo person i cili do të konkurrojë do të marrë dëshmi (numër të dosjes) në posten elektronike, që e ka shënuar gjatë procesit të aplikimit. Me numrin e dosjes, do të identifikohen në të gjitha fazat e përcaktuara për tu përzgjedhur si bursist. Numri i aplikimit duhet patjetër të ruhet, deri në përmbylljen e konkursit;
- Pas shpalljes së rezultateve, fituesit e shpallur duhet t’i dorëzojnë personalisht dokumentet e kërkuara në origjinal;
- Aplikimet e pakompletuara, gjegjësisht dokumentet që nuk dorëzohen në afatin kohor të përcaktuar, nuk do të kenë mundësi të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë;
- Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapa, mbeten në arkivin e Fondacionit;
- Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra).
Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk, nga ora 08:00-16:00.
>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin – Bursa për studentë 2021/22<<
>>KLIKO KETU – Plotëso aplikacionin – Bursa për studentë 2021/22<<